
ZInchenko dhe ekipi i Arsenal
Arabia Saudite është kthyer në trend në dy vitet e fundit për futbollistët. Shumë lojtarë po lënë Europën për t’u transferuar në shtetin arab, ku pagat janë të majme dhe stratosferike.
Al-Ittihad është munduar të bëjë goditjen e radhës, duke ofruar 35 milionë euro për sulmuesin e Arsenal, Leandro Trossard. Por, “Topçinjtë” kanë kthyer një përgjigje të shpejtë dhe të prerë, duke mos pranuar këtë ofertë për sulmuesin belg.
Kujtojmë që ky i fundit është pjesë e Arsenal që prej janarit të vitit 2023, kur u ble nga Brighton për 24 milionë euro. Gjithashtu, 29-vjeçari ka karrierë të gjatë në Belgjikë ,e Genk, Lommel, Leuven dhe Westerlo.
Poll