Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

16 vite mungesë, një tjetër Kombëtare siguron kualifikimin në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
16 vite mungesë, një tjetër Kombëtare siguron kualifikimin
Zelanda e Re

Zelanda e Re është skuadra e radhës që ka mundur të sigurojë kualifikimin për në finalet e Kupës së Botës.  Kjo pasi mposhtën me shifrat 3-0 Kaledoninë e Re në transfertë.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Zelandën e Re, e cila tashmë do të ketë mundësinë të përjetojë emocionet e finalave të Kupës së Botës.  Ekipi i drejtuar nga Darren Bazeley arriti të kualifikohet në finalet e Botërorit 2026 pas 16 vitesh mungesë.

Kjo për Zelandën e Re është hera e 3-të në historinë e tyre që arrijnë të kualifikohen në Kupën e Botës, teksa pjesëmarrja e tyre në të kaluarën ka qenë në vitet 1982 dhe 2010.

Tashmë Zelanda e Re është skuadra e dytë që kualifikohet në Kupën e Botës pas Japonisë. Këto të fundit vetëm pak ditë më parë siguruan biletën për në finalet e Botërorit. Siç dihet të kualifikuara në Kupën e Botës janë edhe SHBA, Kanadaja dhe Meksika si vende organizatore.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga