
Alexander Isak ka shkëlqyer në Premier League dhe ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve të mëdha europiane. Barcelona po monitoron nga afër situatën e sulmuesit të Newcastle United.
Sipas burimeve të afërta në klubin katalanas, Barça është e vetëdijshme se nëse do të hyjë në garë për Isak, do të përballet më një konkurrencë të ashpër.
Newcastle nuk do të hezitojë të kërkojë shifër të lartë për lojtarin e tyre kryesor e cila mendohet të jëtë 100 milionë euro dhe klube të tjera me buxhet të madh janë gjithashtu të interesuara.
Arsenal, Livepool dhe Manchester United janë vënë në lëvizje për suedezin. “Topçinjtë” janë në kërkim të një golashënuesi duke qenë se Gabriel Jesus pësoi një dëmtim të rëndë në gju.