Radio Televizioni Shqiptar jep lajmin e rëndësishëm të transmetimit të kompeticionit më elitar të garave motorrike. Sot do të jepen direkt të garat në pistën e Republikës Cceke Brno në tre divizionet e motorrave Moto 3, Moto 2 dhe Moto GP. E fundit fillon në orën 14:00.
"Sot në RTSH & RTSH Sport, MotoGP/ BRNO 2018...! #motogp#brno2018 #ekskluzive #rtsh #rtshsport"
Piloti italian i Ducatit Andrea Dovizioso nis garën nga vendi i parë dhe ndiqet shoku i skuadrës spanjolli Jorge Lorenzo. Në vendin e tretë renditet kampioni i botës në fuqi Marc Marquez kurse legjendari Valentino Rossi niset nga vendi i dhjetë.
Renditja aktuale sheh kryesues Marquezin me 165 pikë kundrejt veteranit Rossi me 119 pikë.