
Në NBA është regjistruar një nga fitoret më të thella këtë sezon. Boston Celtics mposhtën 139-96 skuadrën e Brooklyn Nets. Në këtë sfidë diferencën e bëri Tatum, me 31 pikë. Plot 43 pikë diferencë dëshmojnë dominimin e vendasve, që po e mbyllin sezonin e rregullt në krye, ndërsa Nets mbeten në vendin e katërt.
Në Perëndim, Memphis Grizzlies u rikthehet humbjeve, pasi u mund 122-112 nga Portland Trail Blazers, por qëndron i dyti në Perëndim. Për miqtë u dallua Lillard me 42 pikë e 10 asist.
Koha shtesë dënon skuadrën kampione të Golden State, që u mund 119-114 nga Minnesota, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet. Stephen Curry realizoi 29 pikë e 10 rebound për Ëarriors, por që nuk mjaftuan për të fituar, ndërsa për vendasit u dalluan Russell me 29 pikë dhe Edëards me 27.
Utah Jazz, falë 28 pikëve e 13 rebound të Markkanen, mundi 131-128 Toronto. VanVleet regjistroi një triple double, me 34 pikë, 12 rebound, 10 asist, por që nuk mjaftuan për ekipin kanadez.