
Boston Celtics ka siguruar një fitore të tellë në NBA, teksa janë treguar të papërmbajtshëm ndaj San Antonio Spurs. Celtics mori fitoren e 3-të radhës dhe kjo erdhi me një diferencë prej 44 pikësh nga kundërshtari i tyre, 137:93.
Ka qenë një mbrëmje magjike për yllin e Celtics, Jaylen Broën që e mbylli ndeshjen me 41 pikë, 13 kërcime e tre asistime. Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Malcolm Brogdon me 20 pikë, derisa Derrick Ëhite shtoi 19 të tjera.
Te skuadra e Spursave më efikasi ishte qendra Zach Collins me 21 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. Me këtë fitore Celtics vazhdojnë të mbeten në pozitën e dytë në Lindje, derisa Spurs janë në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit.