Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Borac është ekip i fortë dhe ka tifozëri të zjarrtë”, Edlir Tetova: Merkaton e kemi mbyllur

Shkruar nga NEWSPORT
“Borac është ekip i fortë dhe ka tifozëri të
Edlir Tetova

Edlir Tetova ka folur nga Sllovenia ku Egnatia po zhvillon fazën përgatitore. Trajneri i rrogozhinasve ka treguar se gjendja e skuadrës është optimale. 

Po ashtu timonieri i Egnatias ka shtuar se vlerëson Borac Banja Lukan. Kujtojmë se klubi boshnjak është rivali për turin e parë të Champions League. 

Si po shkojnë përgatitjet në Slloveni?

Përgatitjet janë në pikun e tyre ku ngarkesat po arrijnë në doza maksimale dhe jam i kënaqur se çdo gjë po shkon shumë mirë.

Si u kthyen lojtarët nga pushimet në aspektin fizik?

Lojtarët kanë pushuar mirë dhe erdhën në gjendje optimale për të rinisur stërvitjen.

Çfarë indiciesh ju dha miqësorja ndaj MFK Ruzomberok, fituesi i Kupës së Sllovakisë?

Ishte miqësorja e parë grupi nuk ishte i plotë megjithë mora sinjale pozitive gjatë 90 minutëshit.

Shorti në Champions ju ka vendosur përballë FK Borac Banja Luka. Si ju duket ky kundërshtar boshnjak?

Ekipi luan mirë arma e fortë janë grupi. Pothuajse të njëjtët lojtar prej 2 vitesh.

A keni nisur ta studioni FK Borac Banja Luka, keni siguruar informacionin e duhur?

Po kam filluar ta shikoj janë ekip i fortë fizikisht dhe me tifozëri të zjarrtë por ne do të bëjmë më të mirën tonë.

A përbën fakt pozitiv të luajturit e ndeshjes së kthimit në Shqipëri ndaj kundërshtarit boshnjak?

Mendoj qe çdo ndeshje para tifozëve tonë është suport për neve.

Çfarë prisni nga merkatoja e verës dhe si ju duken afrimet deri tani tek Egnatia?

Mendoj e kemi mbyllur me merkaton janë 3 afrime që i deshëm dhe besoj qe dita ditës janë duke u shkrirë me grupin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga