Bora Zemani është një nga moderatoret sexy të Super Sport që zbukuroi ekranet për ndeshjet e kampionatit Europian. Ajo drejtoi emisionin "Fans Zone", ndërsa në një status në "instagram" ajo pohon se ka kaluar emocione të paharrueshme. Falenderon drejtuesit, ndërsa dashuron më shumë kombëtaren kuqezi.
"Europian i jashtëzakonshëm, më i bukuri për mua! I pari që më bëri të ndihem vërtetë tifoze dhe krenare për skuadrën time kombëtare! I pari që shijova në çdo detaj dhe më bëri të dua akoma më shumë futbollin. Faleminderit "Super Sport" dhe "Digitalb" që më besuat "Fans Zone", emisionin që e dua aq shumëëë! Shihemi së shpejti.... Si gjithmonë në "Super Sport" dhe "Digitalb" me evente akoma më të bukura", shkruan bukuroshja e "Fans Zone" në profilin e saj në instagram.