
Luis Suarez është pranë rikthimit te Barcelona. 35 vjeçari uruguajan është pa kontratë pas përfundimit të dy sezoneve me Atletico Madrid, aty ku tregoi cilësi në sulm, duke i bërë katalanasit të kuptonin se largimi i tij ishte me peshë.
Mediet pranë Barcës kanë njoftuar sot se drejtuesit kanë menduar për një rikthim të Suarez. Në pamundësi për të blerë Lewandowskin nga Bayern dhe për të paguar rrogën e tij të majme, katalanasit mendojnë për një rikthim të Suarez.
“Sport” tregon se Barcelona po e konsideron si mundësi të vlefshme atë të Suarez, me lojtarin që u largua jo “në paqe” pas 6 sezoneve në Camp Nou.
Poll