
Një rast skandaloz ka ndodhur në Bolivi në kampioantin elitar të këtij vendi. Mbrojtësi Mario Cuellar ka pësuar një dëmtim të rëndë në kavilje dhe ka dal nga fusha me barrela. Mbrojtësi është transportuar për në spital për të kryer analiza të mëtejshme, deri këtu gjithçka normale.
Mënyra si lojtari dërgohet në spital është skandaloze. Mario Cuellar është transportuar për në spital me një taxi dhe është vendosur në bagazhin e saj. Në spital mungonte ambulanca, që është e detyrueshme të jetë prezente në çdo ndeshje futbolli për të evituar çdo rast tragjik që mund të ndodh.
Por në ndeshjen Oriente Petrolero vs Club Deportivo Guabira, ambulanca nuk ishte e pranishme dhe mbrojtësi është dërguar në spital me taxi dhe në bagazhin e saj. Një gjë e tillë ndodh në kampionatin elitar në Bolivi dhe është konsideruar si skandaloze.