Kristian Prenga ka fituar përballjen e 11 radhazi në boks. Mirditori mund me KO kundërshtarin amerikan Christopher Arnold.
Përballja mori jetë mbrëmjen e 29 dhjetorit në “Prudential Center” të New Jersey ku të pranishëm ishin dhe shumë shqiptar. Për këtë fakt Prenga dhe ka postuar shkrim falenderues në rrjetet sociale.
Postimi i Kristian Prengës:
"Kristian Prenga Falenderime të pafundme dhe mirënjohje të thellë për gjithë suportin Tuaj miqë, dashamirës dhe Shqipeve që me atmosferën e tyre elektrizuan sallën e Prudential Center mbrëmjen e djeshme.
Kjo fitore e fundvitit ishte për të gjithë Ju dhe gjithë Shqipëtarët kudo ndodhen.
Ndeshje të tjera të forta na presin për Vitin e Ri 2024 dhe angazhimi im do jet maksimal si në përgatitje, stërvitje intensive ashtu edhe në performancë për sfidat e rradhës, për tju bërë Krenar dhe për tju dhënë Fitore.
Mirënjohje për Ju.
Falenderime për Ju”, shkruan Kristian Prenga.
Kujtojmë se kjo ishte fitorja e 15, ndërsa Prenga numëron vetëm 1 humbje me pikë në karrierën e tij. Viti 2024 do të sjellë sfida të reja për të siç dhe ka paralajmëruar.