Mbrëmja e sotme do të jetë një nga mbrëmjet më emocionuese sa i takon boksit botëror. Një duel që premton spektakël mes Dimitri Bivol dhe boskierit meksikan Gilberto Ramirez me duelin që do zhvillohet në “Etihad Arena”.
Të dy boksierët do të luftojnë për titullin WBA World Light Heavy Title dhe në stafin e gjyqtarisë do të jenë edhe dy shqiptarë. Bëhet fjalë për Bashkim Mërtiri dhe Roland Kroi. Të dy specialistët shqiptarë do të marrin vendimet e tyre për këtë event, ku përveç duelit midis Bivol dhe Ramirez, do të ketë edhe tre sfida të tjera.
Bivol, numri 2 i botës kërkon të mbrojë titullin WBA World Light Heavy Title. Boksieri rus ka zhvilluar deri tani 22 ndeshje dhe mbetet i pamposhtur me 22 fitore, 11 prej tyre me KO. I pamposhtur edhe meksikani Ramirez me 44 duele të zhvilluara ku nuk ka humbur dhe barazuar asnjë. 30 prej tyre meksikani i ka fituar me KO.