Kampionati Ballkanik i Boksit po mbahet në Zagreb të Kroacisë, nga data 5 maj deri me 10 maj. Djemtë e Kombëtares kanë mësuar edhe rivalët që do kenë përballë.
Krenar Zeneli do masë forcat me kroatin Diego Mamic. Asgjë nuk do jetë e lehtë për Rexhildo Zenelin, që "gjen" serbin Nenad Jovanovic. "Betejë" interesante është edhe ajo mes Besart Pirevës (Kosovë) dhe Arjon Kajoshi (Shqipëri).
Përfaqësimi dinjitoz në Kampionatin Ballkani do ishte një lajm i mirë për Shqipërinë, teksa mbajmë në gjirin tonë, boskierë me emër.

Poll