
Bayern Munchen po rezulton si një "trampolinë" e mirë për mbrojtësin Jeromë Boateng. Si duket karriera e tij do të vazhdojë në Premier Legue dhe e ardhmja shihet në një nga klubet e Manchesterit.
Është Manchester City dhe United që kanë shfaqur interes për lojtarin e madje sipas asaj që shkruan "The Sun", klubet të cilët janë aktualisht në garë për mbrojtësin, kanë bërë edhe disa oferta për klubin nga Mynihu.
Te Bayern mbrojtësi vlerësohet me 50 milionë euro, por me futjen e Barcelonës dhe Realit kjo shumë nuk do të ishte problem për t'u paguar. Është ende herët dhe asgjë nuk është e sigurtë, por në Angli janë të bindur që Boateng do të jetë pjesë e Premier League për sezonin e ardhshëm./NEWSPORT.AL