
Milan dhe Atalanta luajnë të dielën në orën 18:00, sfidën e vlefshme për javën e 37-të të Seria A. Dy ndeshje nga fundi i kampionatit, kuqezinjtë ndodhen në krye të renditjes me 2 pikë më shumë se Inter.
Një fitore do i jepte shtysë të madhe kuqeznjve në luftën për titullin kampion. Në anën tjetër Atalanta në vend të tetë i ka të domosdoshme pikët nëse kërkon Europën, pasi ndodhet me pikë të barabarta me vendin e 6 dhe 7. Rëndësia e kësaj ndeshje tashmë është e ditur.
Prandaj dhe masat që do merren në shtëpinë e Milanit, stadiumin “San Siro”, janë të mëdha. Nuk do të lejohet alkooli apo mjetet pyroteknike. Gjobat në rastin e shkeljes së rregullave do variojnë deri në 5000 euro. Kuqezinjtë mendohet të jenë të papërmbajtshëm ditën e ndeshjes.