Friday, March 24, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home SPORTMIX

Atleti Bledar Mesi tregon 16 rekordet e tij

23.06
in SPORTMIX
Reading Time: 3 mins read
0 0
A A
0
Atleti Bledar Mesi tregon 16 rekordet e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Në garat e kampionatit kombëtar të atletikës, zhvilluar para pak ditësh në Tiranë, përveç suksesit të ekipit të meshkujve të Vllaznisë që u shpall për herë të shtatë radhazi kampion i vendit, ka spikatur një tjetër rekord. Ai i vendosur nga sportisti Bledar Mesi që duke triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa, arriti të shpallet për të 16­tin vit radhazi kampion i Shqipërisë. Rezultat i jashtëzakonshëm i këtij atleti, i cili në fakt ende nuk i ka dhënë lamtumirën këtij sporti dhe mbase vitin e ardhshëm do të kemi edhe titullin e 17­të të tij.

Mesi shprehet i entuziazmuar për këtë sukses të veçantë. “Ka qenë viti 1999, isha vetëm 17 vjeç dhe arrita të shpallem kampion i vendit, madje në dy gara, në 3000 m/p si dhe në 10 000 m. Që atëherë nuk kam dështuar asnjëherë. Në çdo vit kam qenë gjithnjë kampion në garën e 3000 m/p sepse është gara më e bukur dhe më e vështirë e atletikës dhe duke qenë se kam një teknikë shumë të mirë të kalimit të pengesës, ia kam dalë të jem gjithnjë triumfues. Në këto 16 tituj personal, 12 i kam arritur duke përfaqësuar Vllazninë ndërsa 4 të tjerë Studentin, në periudhën kur kam qenë student. Rezultati më i mirë që kam arritur ka qenë 9’24” ndërsa rekordi i kësaj gare mbahet nga një emër i madh si Krenar Meçani i Vlorës me 8’45”, i vendosur në vitin 1986 pikërisht atëherë kur në Shqipëri erdhi një trajner gjerman dhe ky sportist përgatitej bashkë me të duke qenë të grumbulluar për 6 muaj me radhë. Pavarësisht se nuk kam arritur të thyej rekordin, jam shumë i lumtur për titujt që kam fituar”­ thotë ai.

bledar messi
Bledar Mesi gjatë përfaqësimit të Shqipërisë në atletikë

Sot Bledari është 33 vjeç, por nuk e ka ndër mend të tërhiqet nga sporti i jetës së tij. Ka ende frymë dhe dëshirë për të vazhduar. Megjithatë, ai kthen kokën edhe pas. I pyetur se cili ka qenë titulli më i vështirë për t’u arritur dhe cilët kanë qenë konkurrentët më të fortë në gjithë këto vite, ai përgjigjet: “Shumë prej titujve kanë pasur bukurinë e vet. Por, do veçoja atë të vitit të kaluar kur kishte shumë konkurrencë deri në fund të garës dhe prandaj do më mbetet gjatë në mendje. Sa për konkurrentët më të fortë, mund të veçoj shokun tim, atletin e Vllaznisë Florian Balaj si dhe Ervin Rrota i Skënderbeut. Nisur nga paraqitja në kampionatin e fundit, besoj se kam ende për të dhënë megjithatë unë prapë do jem pranë atletikës sepse kam nisur edhe punën e trajnerit ku shpresoj të jem po aq i suksesshëm sa edhe si sportist”. Nëse do ishte diku jashtë, me 16 tituj kampion, ky sportist do ishte një hero. Dhe për më tepër do kishte siguruar anën financiare të familjes së tij. Por në të vërtetë, çfarë ka përfituar kampioni shqiptar? Ai e ka të vështirë të flasë për këtë çështje, megjithatë e gjen një përgjigje: “Kam fituar sadisfaksion për veten dhe familjen. Njëkohësisht edhe për Shkodrën, qytetin tim të dashur. Ndërsa për anën financiare, dihet se janë qesharakë përfitimet e një sportisti si nga klubi ashtu edhe nga Federata”, përfundon Mesi, për “Shkodra Sport”.

Previous Post

Kili kalon në finalen e Kupës së Amerikës

Next Post

Prapaskena/ Ja cili trajner e refuzoi Skënderbeun

Të Lidhura

“Dëgjova një histori qesharake”, zyrtari britanik: Rama ka qenë basketbollist i nivelit të lartë, ka luajtur kundër Gjermanisë
BASKETBALL

“Dëgjova një histori qesharake”, zyrtari britanik: Rama ka qenë basketbollist i nivelit të lartë, ka luajtur kundër Gjermanisë

24.03
FANTASTIKE për KOSOVËN, Nora GJAKOVA arrin në finale dhe përballet me xhudisten serbe për medaljen e artë
BOTA

FANTASTIKE për KOSOVËN, Nora GJAKOVA arrin në finale dhe përballet me xhudisten serbe për medaljen e artë

24.03
Spanja nuk i la të përdornin simbolet, Kombëtarja e Kosovës tërhiqet nga kompeticioni europian
KOSOVA

Spanja nuk i la të përdornin simbolet, Kombëtarja e Kosovës tërhiqet nga kompeticioni europian

23.03
Los Angeles Lakers nuk falin, sigurojnë fitoren e 35-të në NBA për këtë sezon
BASKETBALL

Los Angeles Lakers nuk falin, sigurojnë fitoren e 35-të në NBA për këtë sezon

20.03
Nuk ndalet Luiza GEGA, shkëlqen në turneun e Francës dhe vendos rekord të ri kombëtar
SPORTMIX

Nuk ndalet Luiza GEGA, shkëlqen në turneun e Francës dhe vendos rekord të ri kombëtar

19.03
Vajzat bardheblu janë të pathyeshme në shtëpi, ndaj Barleti Volley bëjnë ligjin
KRYESORE

Vajzat bardheblu janë të pathyeshme në shtëpi, ndaj Barleti Volley bëjnë ligjin

18.03
Bardheblutë nuk ndalen me fitoren e pestë rradhazi, Tirana hedh në tapet edhe Kamzën
BASKETBALL

Bardheblutë nuk ndalen me fitoren e pestë rradhazi, Tirana hedh në tapet edhe Kamzën

18.03
Nelson HYSA tregon muskujt në Tiranë, hedh në tokë për 3 raunde kundërshtarin
KRYESORE

Nelson HYSA tregon muskujt në Tiranë, hedh në tokë për 3 raunde kundërshtarin

17.03
Load More
Next Post
Prapaskena/ Ja cili trajner e refuzoi Skënderbeun

Prapaskena/ Ja cili trajner e refuzoi Skënderbeun

Please login to join discussion










Të Fundit

Po shkëlqen me Milanin, mbrojtësi si në ëndërr: Ende nuk mund ta besoj

Po shkëlqen me Milanin, mbrojtësi si në ëndërr: Ende nuk mund ta besoj

24.03
Shkarkimi i Nagelsmann, flasin Kahn dhe Salihamidzic: Ekipi pati luahtje pas Kupës së Botës

Shkarkimi i Nagelsmann, flasin Kahn dhe Salihamidzic: Ekipi pati luahtje pas Kupës së Botës

24.03
Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, një lojtar jashtë grupit (VIDEO)

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, një lojtar jashtë grupit (VIDEO)

24.03
Sylvinho bën gati “spiunët”, Zabaleta dhe Rossi nisen drejt Çekisë

Sylvinho bën gati “spiunët”, Zabaleta dhe Rossi nisen drejt Çekisë

24.03
Nga Rrogozhina në Kombëtare, bomberi Egnatias kërkon të ndëshkojë Serbinë

Nga Rrogozhina në Kombëtare, bomberi Egnatias kërkon të ndëshkojë Serbinë

24.03
Franca nis fushatën eleminatore me kapiten Mbappe-n, Hollanda vuan mungesat (FORMACIONET ZYRTARE)

Franca nis fushatën eleminatore me kapiten Mbappe-n, Hollanda vuan mungesat (FORMACIONET ZYRTARE)

24.03
FOTO/ Në gjurmët e një legjende, Ansi AGOLLI “leksione” live për Redon XHIXHËN

FOTO/ Në gjurmët e një legjende, Ansi AGOLLI “leksione” live për Redon XHIXHËN

24.03
“Dëgjova një histori qesharake”, zyrtari britanik: Rama ka qenë basketbollist i nivelit të lartë, ka luajtur kundër Gjermanisë

“Dëgjova një histori qesharake”, zyrtari britanik: Rama ka qenë basketbollist i nivelit të lartë, ka luajtur kundër Gjermanisë

24.03

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In