
Ilir Latifi ia ka dalë të fitojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të jetës së tij ndaj Ovince Saint Preux, kundërshtar i frikshëm që ndaj "Bishës" nga Kosova nuk ka rezistuar më shumë se një raund pasi është rrëzuar nga Latifi.
Pas përfundimit të meçit, Latifi ka kërkuar të i jepet mundësia të ndeshet për titullin kampion direkt me Daniel Cormier, duke i kërkuar të ndeshen për titull live në ring.
"Ashtu siç kam thënë, unë kam ardhur për ta fituar ndeshjen, qoftë me goditje, qoftë me mundje. Por dua t'i flas një njeriu këtu; DC, ti je kampioni dhe një legjendë, ti e di se kam shumë respekt për ty, por eja të ndeshemi për titull", kanë qenë fjalët e Latifit pas përfundimit të meçit me Preux-in.
https://www.youtube.com/watch?v=mQbUNbwjwlc