Në bazë të vendimit të UEFA-s ndeshja Slovan Bratislava - Partizani anulohet dhe Slovan kalon drejtpërdrejt në raundin e dytë kualifikues të Europa League. Për biletat e porositura online për këtë ndeshje, pronari i kompanisë iu jep të dhënat sesi mund të përfitoni paratë e paguara për të parë sfidën, e cila tashmë do të luhet në Bratislavë, por si miqësore dhe jo në Senica siç ishte planifikuar për t'u zhvilluar.
[caption id="attachment_12891" align="alignleft" width="300"] Moment nga ndeshja e parë mes Partizanit dhe Slovan[/caption]
Anullimi i biletave - "Kompania që shet biletat është e detyruar të njoftojë blerësin me e-mail. Pra, në rast se doni të përfitoni pas paratë që keni shpenzuar për biletat për këtë takim duhet që të dërgoni e-mail në [email protected] ku duhet të deklarosh numrin e biletës dhe IBAN-in e bankës ku ke kryer pagesën për rezervimin e një vendi në stadium. Ndaj tifozët duhet që të dërgojnë të dhënat në e-mail që t'iu kthehen paratë. Ndërsa ata tifozë që e kanë bërë blerjen e biletës në pika shitjeje në terren, duhet të shkojnë në të njëjtën pikë shitjeje për të marrë pas paratë", njofton klubi sllovak në faqen zyrtare.
Biletat për tifozët e Partizanit kushtonin vetëm 5 euro dhe ata do të vendoseshin vetëm në tribunën D. Ndërsa ata që do të preferonin tribunën qendrore, bileta kushtonte 6 euro. Megjithatë, tifozët e kanë udhëzimin për të marrë pas paratë që kanë bërë rezervimet.