Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zbardhet bilanci i dëmeve në "Elbasan Arena", kjo është gjoba që do paguajë klubi i Partizanit për stolat e thyer nga tifozët e kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Zbardhet bilanci i dëmeve në "Elbasan Arena", kjo

Përplasjet mes policisë dhe tifozëve të Partizanit gjatë pasdites së djeshme në takimin kundër Skënderbeut shkaktuan dëme në tribunat e "Elbasan Arena-s" ku ishin vendosur tifozët e kuq.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Qarkut të Elbasanit në stadium janë thyer 120 stola. Dëme këto që do të duhet t'i paguajë klubi i Partizanit.

Vlera monetare e një stoli në "Elbasan Arena" arrin në 12 euro, çka do të thotë se klubi i Partizanit do të paguajë afërsisht 1 mijë e 500 euro në total.

"Në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”,  nga veprimet e tyre, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarrë) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta  punonjësit e policisë të Repartit [F.N.SH.]F.N.SH. Tiranë", lexohet në njoftimin për shtyp të Policisë së Qarkut Elbasan.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu