Këtë të diel, më 24 mars një lojtar i ekipit francez të AS Villey Saint Etienne ka ndërruar jetë. Jordan Doke po vraponte në fushë, kur u rrëzua papritur dhe ra në fushë pa ndjenja.
Ndihma e parë erdhi shumë shpejt, por 25-vjeçari nuk mundi që ta shmangte vdekjen. Akoma nuk dihet aryseja e ndarjes nga jeta të futbollistit, teksa gjithçka pritet të përcaktohet.
“Jemi në shok. Jemi në kontakt gjatë gjithë kohës për të gjetur se çfarë duhet të vendosim të bëjmë. Do të dimë më shumë rreth kësaj ngjartje në ditët në vijim”, është shprehur presidenti i klubit francez, Villey Saint Etienne.
Poll