
Opinionisti i shquar, Besnki Dizdari në një shkrim për gazetën Panorama, ka folur rreth problematikave të mëdha që ka futbolli shqiptar, duke cilësuar se aktualisht Shqipëria është shteti i vetëm në Europë, që ende nuk ka formuar Ligën Kombëtare të Futbollit.
Dizdari pasqyron të gjitha problematikat dhe për këtë, fajtore kryesore bën Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila sipas tij po privatizon gjithçka edhe pse është pasuri kombëtare.
Sipas tij, FSHF-ja po bën gjithçka ka në dorë për të lënë të prapambetur futbollin kombëtar, duke privatizuar gjithçka mundet.
Lidhur me themelimin e Ligës së futbollit të Shqipërisë, ai shprehet, se kjo gjë nuk ndodh pikë së pari, sepse mungon dëshira e FSHF-së, që sipas tij edhe në këtë rast ajo do të që të jetë mbretëresha. Opinionisti Dizdari tregon, se kudo në botë është Liga e Futbollit ajo që organizon kampionatet, zhvillon dhe mbarvajt këto kampionate, shet të drejtën televizive, fitimet e të cilave më pas ja u shpërndan klubeve, ndërsa në Shqipëri, është FSHF-ja ajo që drejton gjithçka dhe si e tillë, nuk dëshiron formimin e kësaj Lige mjaft të nevojshme.
Sipas Dizdarit, themelimi i Ligës Kombëtare do t'i jepte lirinë e munguar futbollit shqiptar, pavarësi klubeve shqiptare prej tutelës së FSHF-së. Është e rëndë sipas tij, që gjithçka të jetë në dorën e Federatës dhe që aktualisht ndodhemi në nivelin e asaj Federate që ka qenë dhe në sistemin komunist.
Deizdari ka folur dhe për derbin, cili nuk ka ekzistuar më parë, vetëm se në vitin 1947-1949, kur në kampionat mbërrit Partizani, por që sipas tij nuk ka qenë një derbi, sepse Partizani nuk ka qenë ndonjëherë skuadër e qytetit të Tiranës. Partizani sipas Dizdarit ka qenë skuadër përfaqësuese e Ushtrisë Kombëtare, më pas skuadër e Shtëpisë Qendrore të Oficerëve, më pas e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, pra ka qenë një skuadër e gjithë Shqipërisë, por vetëm e Tiranës jo.
Dizdari ndër të tjera cilëson, se vëmendja e derbit Tirana - Partizani, ka hequr vëmendjen nga dy derbet e tjera, ajo mes Partizani - Dinamo dhe Dinamo - SK Tirana, pra në total bëhen tre derbi sipas opinionistit dhe se nuk mund të ketë një derbi, siç cilësohet sot, pasi ai është thjesht një emërtim i cili është populist, euforik dhe mbi të gjitha imitim i paargumentuar, shkruan Analisti Besnik Dizdari për gazetën Panorama.