Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Besa luan në "shtëpi" ndaj Orikut, vijojnë takimet në Kategorinë e Parë (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Besa luan në "shtëpi" ndaj Orikut, vijojnë takimet

Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi ditën e djeshme shumicën e takimeve të javës së dhjetë, teksa pati rezultate surprizë dhe shumë gola. Për grupin A, pretendentët u rikthyen te suksesi, me Besëlidhjen dhe Kastriotin që regjistruan suksese të rëndësishme. Edhe Dinamo fitoi ndaj Tërbunit, duke rikthyer pikët e plota pas plot shtatë muajsh.

Në grupin B bie në sy goleada e Apolonisë ndaj Elbasanit, me djemtë e Mërgjyshit që shënuan plot shtatë herë. Lushnja mori një pikë me vuajtje në transfertë, ndërsa Pogradeci përmbysi Devollin në derbin e Prefekturës. Ditën e sotme kalendari rezervon dy takime që vlejnë për grupin B, me Besën që pret Orikun në kompleksin "Internacional" në Pezë. Iliria luan në shtëpi ndaj Turbinës, me ndeshjet që zhvillohen në orën 13:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga