Bernard Berisha nënshkroi mbrëmë kontratën me skuadrën e re, Terek Grozni, tek e cila u transferua nga Anzhi Makhachkalla.
Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës kishte udhëtuar në Vjenë për ta nënshkruar kontratën 3.5 vjet me klubin rus.
Ai sot është nisur nga aeroporti i Vjenës për t’u rikthyer sërish në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë pushimet edhe për disa ditë.
Mirëpo, përkundër ‘fluturimit’, aeroplani me të cilin udhëtonte 25-vjeçari, nuk ka mundur të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për shkak të kushteve të rënda atmosferike, mëson “GazetaOlle.com”.
Berisha, bashkë me bashkëshorten e tij, janë detyruar të rikthehen sërish në Vjenë, për të pritet përmirësimin e kushteve dhe nisjen sërish për në Kosovë. /Olle
[caption id="attachment_70923" align="alignnone" width="722"] Berisha me bashkeshorten e tij ne aeroportin e Vjenes[/caption]