
Etrit Berisha ishte një nga afrimet e kësaj merkato vere te Torino. Portieri i Kombëtares shqiptare u largua nga Spal në Serie B për t'u rikthyer sërish në Serie A.
Duke parë afrimin e Berishës në ekip, Torino pritet të largojë portierin tjetër shqiptar, Samir Ujkanin. Gardiani i portës së Kosovës është pjesë e klubit prej dy sezonesh, por ka qenë gjithmonë rezervë e tashmë ka vendosur që të largohet përfundimisht.
Mediat italiane bëjnë me dije se Ujkani është pranë firmës me Alessandria në Serie b. Palët kanë nisur prej ditësh bisedimet dhe shumë shpejt pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.
Poll