
James Rodriguez mund të kalojë te Milani. Mesfushori kolumbian nuk është në planet e trajnerit Rafa Benitez, çka tanimë i është bërë me dije edhe vetë lojtarit. Në këto kushte, sipas Mail Sport, Milan është gati të përfitojë dhe të nënshkruajë me të.
Everton kërkon jo pak, pasi çdo klub që kërkon të firmosë me Rodriguez duhet të derdhë në arkat e klubit 25-30 milionë euro. Trajneri Pioli ka dhënë aprovimin e tij, sakaq, gjithçka mund të bëhet zyrtare në ditët e fundit të merkatos.
Poll