
Interi fitoi 0-3 ndaj Romës, duke zhvilluar paraqitjen më të mirë të sezonit. Nuk është i këtij mendimi trajneri i zikaltërve, Inzaghi, i cili në konferencën e zakonshme për shtyp pas sfidës shprehet se nuk e di nëse ishte përformanca më e mirë apo jo, duke i habitur kështu të gjithë të pranishmit.
"Nuk e di nëse ishte paraqitja jonë më e mirë, por ne u përballëm me një skuadër që në shtëpi kishte humbur vetëm një herë. Fitorja këtu e rrit vërtetë vetëvlerësimin tonë. Është një sinjal i madh dhe tifozët që ishin me ne në Romë do të shkojnë në shtëpi të lumtur.Do shohim se çfarë ka ndodhur me Correa. Lautaro Martinez nuk është në formë të mirë" - tha ai.
Poll