
Ditën e sotme është bërë me dije nisja e Kampionati Ballkanik i Volejbollit të Rërës. Ky do jetë një turne që në përbërje ekipi do jenë një femër dhe një mashkull. Turneu do të zhvillohet në Kosovë dhe do të zgjasi derë me 24 korrik.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Volejbollit nëpër mjet rrjeteve sociale.
Postimi i FSHV në Instagram:
“Ka nisur sot Kampionati Ballkanik i Volejbollit të Rërës (Beach Volley), për Femra dhe Meshkuj, që po mbahet në Kosovë. Në këtë kampionat, ka nisur sot dhe mbyllet më 24 korrik 2022, krahas Kosovës, si vend pritës, do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia. Ndeshjet luhen në fushën e "Holiday Resort" të Sllatinës së Madhe. Përballjet finale luhen të dielën duke nisur përkatësisht në ora 15:00 dhe 16:00, dhe transmetohen në Radio-Televizionin e Kosovës. Ky është kalendari i ndeshjeve të ditës së parë:”