Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

E kërkon e gjithë Europa, talenti Bellingham merr vendimin për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
E kërkon e gjithë Europa, talenti Bellingham merr vendimin për

Talenti i Borussia Dortmund, Jude Bellingham, ka folur për të ardhmen e tij. Mesfushori anglez ka konfirmuar se do të qëndrojë të paktën edhe sezonin e ardhshëm në Dortmund, duke refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur në drejtimin e tij.

Pas largimit të Erling Haaland, drejtuesit e Borussia Dortmund i druheshin edhe një largimi të mundshëm të Jude Bellingham, por anglezi do të jetë në “Signal Iduna Park” gjatë 12 muajve të ardhshëm. “Do të jem në Dortmund edhe sezonin e ardhshëm, jam gati”, tha fillimisht Bellingham.

All - Paragraf - 3

“Nuk po mendoj për të ardhmen. Gjëja që po mendoj është thjeshtë ndeshja e radhës me fanellën e Dortmundit”, u shpreh 18-vjeçari. Edhe pse në moshë shumë të re, Bellingham ka tërhequr vëmendjen e klubeve elitare, si Liverpool, Manchester United, si dhe Real Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7