Partizani do të luajë të shtunën në transfertë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Fitorja 3-0 kundër Egnatias ka rritur ndjeshëm dozat e optimizmit në kampin e kuq që janë gati të udhëtojnë drejt verilindjes për vetëm 3 pikë.
Një mbështetje e madhe priten të jenë edhe tifozët e kuq. “Ultras-Guerrils” bëjnë thirrje për masivizim të tifozëve në këtë sfidë që zhvillohet në orën 13:00. Kukësi vjen në këtë sfidë pas humbjes minimale 1-0 kundër Teutës, ndërsa kryeqytetasit pas triumfit fantastik me 10 lojtarë ndaj Erzenit.
[caption id="attachment_681232" align="alignnone" width="1212"] Postimi i Guerrilsave[/caption]
Poll