Bëhen prindër për herë të katërt, por bashkëshortja e yllit te Realit përfundon në terapi intensive
Shkruar nga NEWSPORT
Lot gëzimi dhe frike njëkohësisht për Alvaro Moratan. Lojtari spanjoll dhe bashkëshortja e tij, Alice kanë sjellë në jetë fëmijën e katërt. Bebi i sapolindur është vajza, me çiftin që kanë vendosur ta quajnë Bella.
Por lajmi i bukur i të ardhurit në jetë vajza e vogël është shoqëruar me shumë frikë, pasi gjatë lindjes bashkëshortja e Moratas ka pasur komplikacione, të cilat e kanë detyruar Alice të jetë tashmë në terapi intensive.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti spanjoll nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale.
“Dje erdhi në jetë, Bella dhe është ashtu sic e kishim ëndërruar. Nëna e saj për fat të keq pas lindjes e cila shkoi shumë mirë pati komplikacione që na frikësuan shumë. Alice është e fortë dhe pak nga pak po rekuperohet. Tani ndodhet në terapinë intensive dhe për të po kujdeset një staf i mrekullueshëm mjekësh, të cilët nuk do rresht kurrë së falenderuari. Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë të gjithëve për mesazhet dhe fjalë e embla që ka keni shkruar. Do t’ju mbajmë të informuar”, shkruan Morata në postimin e tij.
Vogëlushja Bella erdhi në jetë më 9 janar. Cifti i njohur kanë edhe 3 fëmijë të tjerë, binjakët, Alessandro dhe Leonardo të lindur më 2018-ën dhe Edoardo lindur më 2020-ën.