
Në një takim me qytetarët e Korçës, Kryeministri i Shqipërisë shpalosi planijn urbanistik për transformimin e qytetit. Gjatë dëgjesës, njëra prej qytetareve befasoi kreun e qeverisë shqiptare duke i kërkuar ndërtimin e një stadiumi të ri në vend të stadiumit aktual "Skënderbeu", pasi sipas saj qyteti e meriton për sukseset e arritur në 8 vitet e fundit nga skuadra e Skënderbeut.
"Për stadiumin harroje. Do fillojmë me atë të Kukësit. Por pas Elbasanit,Shkodrës Tiranës dhe Kukësit. Skënderbeu ka mundësi, që radhën ta ketë. Përtej shakasë lidhet me planin urbanistik. Do të ketë një horel me 5 yje. Është midis fushave dhe stadiumit. Përfshin dhe stadiumin. Korça e meriton një stadium. Në gjithë këtë modernizinm nuk mund të lëmë për një kohë të gjatë stadiumin në gjendje qesharake. Ta bëjmë një stadium model", deklaroi Rama
Rama iu përgjigj pozitivisht lutjes së qytetares duke i premtuar se në plani i ri urbanistik përfshin ndërtimin e hoteli me 5 yje, duke mos lënë jashtë rinovimit dhe stadiumin "Skënderbeu".
"Për stadiumin harroje. Do fillojmë me atë të Kukësit. Por pas Elbasanit,Shkodrës Tiranës dhe Kukësit. Skënderbeu ka mundësi, që radhën ta ketë. Përtej shakasë lidhet me planin urbanistik. Do të ketë një horel me 5 yje. Është midis fushave dhe stadiumit. Përfshin dhe stadiumin. Korça e meriton një stadium. Në gjithë këtë modernizinm nuk mund të lëmë për një kohë të gjatë stadiumin në gjendje qesharake. Ta bëjmë një stadium model", deklaroi Rama.