
Bayer Munchen shkarkoi trajnerin Niko Kovaç në fundjavë, pas humbjes me pesë gola ndaj Eintracht Frankfurt. Drejtuesit bavarez janë në sulm për të gjetur një tjetër "timonier", të aftë për të drejtuar ekipin për një përiudhë të gjatë. Lista e emrave është e gjatë, teksa gjatë kësaj periudhe janë përfolur emra të tillë si, Venger, Mourihno apo Allegri.
Së fundmi për bavarezët ka ardhur një "jo" nga ish tekniku i Dortmund. Tomas Tuchel i pyetur në vigjilje të sfidës ndaj Brugge për Ligën e Kampioneve, është shprehur se ai vijon të jetë nën drejtimin e PSG dhe nuk e ka menduar të ndryshoje ekip. "Jam trajner i PSG dhe nuk kam asnjë kontakt me Bayern. Për momentin nuk mendoj të ndryshoj ekip, pasi kam edhe një vit kontratë me klubin", u shpreh Tuchel.