
Bayern Munchen është momentalisht pa trajner. Humbja e thellë 5-1 ndaj Frankfurtit bëri që drejtuesit e klubit të merrnin vendimin drastik për të larguar Niko Kovac. Ditën e djeshme klubi kampion zyrtarizoi largimin e tij dhe tashmë mediat kanë nisur të aludojnë se kush do të jetë pasuesi I Kovac.
"Sky Sport", në Gjermani raporton 6 emrat e mundshëm që kanë në tavolinë drejtuesit e klubi kampion në Bundesligë. Mauricio Pochettino, aktualisht drejton Tottenhamm por nuk përjashtohet mundësia e një largimi të tij nga ekipi londinez. Ralf Rangnick, Arsene Wenger, Massimiliano Allegri, Jose Mourinho dhe Erik ten Hag. Trajneri I Ajax është nga më të preferuarit, por vështirë se Ajax mund të lëshojë në këtë kohë trajnerin e saj.