Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bayern Munchen 'keqtrajton' Dortmundin, bavarezët vetëm një pikë larg titullit kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munchen 'keqtrajton' Dortmundin, bavarezët vetëm

Mendohet se është 'Klasikja' e Gjermanisë, por është shndërruar në një ndeshje stërvitore për ekipin e Bayern Munchen përballja e sotme me Dortmund. Bavarezët kanë 'keqtrajtuar' verdhezinjtë me rezultatin 6-0. Lojtarët e Hyenckes e nisën me gazin në maksimum dhe që në pjesën e parë arritën që të shënonin plot 5 gola.

Dy herë Lewandowski si edhe Muller, James dhe Ribery ishin ata që i dhanë një 'shuplakë' të fortë Dortmundit. Në pjesën e dytë bavarezët ulën ritmin dhe nuk po synonin më ndaj portës së Burkit, por do ishte Lewandowski që do vuloste 'show-un' e tij personal me një tripletë në minutën e 88-të.

Kjo fitore konfirmon se Bayern Munchen është një fuqi me vete në futbollin gjerman dhe me këtë 3 pikësh tashmë është vetëm 1 pikë larg zyrtarizimit të titullit kampion që do jetë i gjashti rradhazi për bavarezët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga