
Mesfushori i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, mund të ndryshojë klubin. 20-vjeçari pretendohet nga Bayern, i cili do të garojë me Manchester United, që gjithashtu dëshiron shërbimet e anglezit, shkruan ESPN.
Klubi i Mynihut bëri disa kërkime në lidhje me Sancho, përpara pezullimit të sezonit për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
Sancho ka një kontratë me Borussian deri në vitin 2022 dhe klubi do ta lejojë atë të largohet në merkaton e verës, vetëm nëse një klub paguan shumën e kërkuar prej rreth 120 milion euro. Nisur dhe nga kriza që ka pushtuar klubet për shkak të prezullimit duket se Dortmund nuk po konsideron ende një mundësi zbritje të klauzolës.
Sipas një burimi, Manchester United, vlerësohet si ekipi i preferuar për Sancho në këtë “luftë”. Momentelisht prioriteti i Bayern është mesfushori i Manchester Cityt, Leroy Sane, por nëse bie ky opsion atëherë klubi do të jetë i gatshëm të bëjë një ofertë transferimi për Sancho.