Bayern Munich nuk po kalon aspak një moment të mirë në këtë sezon, teksa bavarezët mbrëmjen e djeshme u mposhtën 3-2 nga Bochum në kampionat. Kjo është humbja e 3-të radhazi për kampionët aktuale. U mposhtën nga Leverkusen, Lazio dhe Bochum.
Menjëherë pas humbjes së mbrëmshme, drejtuesit e Bayern i anuluan konferencën për shtyp trajnerit Thomas Tuchel, por ky i fundit ka folur sërish për mediat. Për “DAZN” ka theksuar se këtë humbje ekipi nuk e meritonte dhe se shumë shpejt do ta nxjerrë skuadrën nga kriza.
“Humbja? Humbja sot nuk ishte e drejtë, shumë gjëra shkuan kundër nesh, në kishim shumë raste të shkëlqyera për të shënuar, dominuam totalisht ndeshjen dhe ishim gjithmonë në sulm. Kaluam në disavantazh nga asgjëja. Nuk ndalëm asnjëherë përpjekjet deri në fund. Pastaj luajtëm në inferioritet numerik për një kohë të gjatë. Ndjej se humbja e sotme është ndryshe nga ato të mëparshmet, nuk e meritonim.
Trysnia? Ndodh me çdo humbje. Sjellja është thelbësore dhe ajo ishte OK sot. Ishte shumë ndeshje e pafat ndaj 90 minuta sot janë shumë ndryshe nga pjesa e dytë ndaj Lacios apo periudha të gjata të ndeshjes që humbëm ndaj Leverkusenit. Çdo gjë që mund të shkonte keq, shkoi keq.
Titulli? Gara për titull nuk duket e mundshme në këto momente. Por në sezonin e kaluar ne besuam deri në fund dhe u shpërblyem. Do të mbajmë këtë në mendje. Por kërkesa e parë është që të kthehemi në shina.
A mund të dalë skuadra nga kjo situatë me mua në drejtim? Nëse më pyetni mua, po”, përfundoi timonieri i bavarezve.