
Thomas Thuchel është më pranë shkarkimit se kurrë nga stoli i Bayern Munich. Kjo sepse drejtuesit kanë anuluar konferencën për shtyp, pas humbjes 3 me 2 në transfertë përballë Bochum. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22-të të Bundesligës, dhe pas kaq sfidash Bayern e sheh veten 8 pikë larg Leverkusen.
Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te gjigantët gjerman, që regjistrojnë 3 humbje radhazi. Tashmë drejtuesit duhet të marrin një vendim.
Kujtojmë se pjesa e parë përfundoi 2 me 1. Fillimisht shënoi Bayern me Musialan. Vendasit reaguan duke shënuan 2 gola në minutën e 38’ dhe 44’.
Gjatë pjesës së dytë, skuadrat shënuan nga 1 tjetër gol. Bochum ishte i pari që shënoi, teksa Kane ngushtoi shifrat sa për statistikë në minutën e 87’.