
Vllaznia në basketboll për meshkuj luajti mbrëmë një miqësore ndaj Kamzës, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 91-55.
Që në fillim shkodranët treguan karakter në pallatin e Sporteve "Qazim Dervishi", duke bërë një lojë të kënaqshme dhe duke dominuar. Ky test i shërbeu Vllaznisë për të parë gjëndjen e skuadrës, por edhe për të mbajtur në formë ekipin. Ajo që duhet thënë është fakti si rivali i mbrëmshëm nuk ishte i një niveli të lartë.Klubi ka objektiva të mëdha sivjet, teksa investimet kanë qënë të mëdha. Në Shkodër shpresojë se ky do jetë viti i tyre. Të presim e të shikojmë sesi do shkojnë gjërat.
Poll