
Është mbyllur edhe finalja e 4-të e kampionatit të basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Beslëidhjes në sallën sportive “Feti Borova”. Bardheblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 82-66 duke barazuar kështu finalet.
Lezhianën udhëhiqnin 2-0 në 2 ndeshjet e para por kryeqytetasit kanë bërë mrekullinë teksa barazuan në 2 të fundit duke “gatuar” kështu një përmbysje të madhe për titullin kampion. Nëse Besëlidhja do të fitonte sot, gjithçka do të merrte fund por djemtë e Erkand Karaj u treguan më të zotë dhe lënë gjithçka për ndeshjen e 5-të dhe të fundit.
Besëlidhja kërkon titullin e parë në histori ndërsa Tirana të 21-tin.
Poll