
Vllaznia e basketbollit do të duelojë me Kamëz, ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00, sfidë që do të zhvillohet në “Qazim Dervishi”. Një takim shumë i rëndësishëm për shkodranët, që kërkojnë një tjetër fitore ndaj rivalit më të afërtë të tyre në tabelën e klasifikimit. Vllaznia mban vendin e fundit me 7 pikë, ndërsa kamzalinjtë renditen sipër tyre me 3 pikë më shumë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Vllaznisë ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve në një sfidë delikate që do të luhet ditën e shtunë.
“Te shtunen ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi “ ne oren 18:00 luhet ndeshja e javes se 8-te te kampionatit kombetar kunder ekipit te Kamzes .Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme per ekipin tone pasi e kemi me rivalin me te afert ne tabelen e klasifikimit .Ftojme te gjithe tifozerine kuqeblu te jete e pranishme per te mbeshtetur ekipin dhe per te marre fitoren e pare .Ekipi jone kete ndeshje do jete i plote me te gjithe lojtaret si vendas dhe te huaj. Ju mirepresim!”, shkruan Klubi i Basketbollit të Vllaznisë.