Superliga shqiptare në basketboll për meshkuj ka zhvilluar sot tre ndeshje. Partizani ka mposhtur 85-53 Dinamon në “Asllan Rusi”, Teuta ka mundur në “Ramazan Njala” 105-95 skuadrën e Kamzës, ndërsa Tirana ka marrë fitore në transfertë me Vllazninë 72-90.
Sfida më e rëndësishme ishte ajo e “Qazim Dervishi” në Shkodër, me djemtë e Karaj që kanë dominuar tre raundet e para, për të lëshuar disi në raundin e fundit. Perioda e parë është mbyllur 16-19 për bardheblutë, teksa edhe e dyta ka folur 14-27 për miqtë. Me avantazhin e pjesë së parë, Tirana ka fituar edhe në periodën e tretë 13-20, ndërsa perioda e katërt është mbyllur 29-24. Në fund Tirana triumfon 72-90.
Pas pesë ndeshjeve, Superligën e meshkujve në basketbollin shqiptar e kryeson Vllaznia dhe Teuta me 9 pikë, ndjekur nga Tirana dhe Kamza me 8 pikë.
