Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

BASKETBOLL FEMRA/ Tirana e bën 'NBA' dhe 'shpartallon' Teutën, Elbasani mposht Barletin (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
BASKETBOLL FEMRA/ Tirana e bën 'NBA' dhe 'shpartallon'

Basketbolli i femrave ka luajtur ditën e djeshme dy ndeshje të tjera të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit.

Tirana nuk u kursye aspak përballë Teutës. Vajzat ‘bardheblu’ ia dolën të triumfonin me rezultatin e thellë 110-53, duke shkuar kështu në kuotën e 36 pikëve në vendin e parë. Në krahun tjetër, durrsaket mbetet në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Elbasani mposhti 75-65 Barletin, duke marrë kështu një fitore mjaft të rëndësishme. Pas kësaj fitoreje, ekipi i Elbasanit shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e shtatë (parafundit), ndërsa Barleti me 19 pikë renditet në vendin e fundit.

Kujtojmë që më herët Partizani fitoi 71-46 me Studentin, ndërsa sot luhet supersfida Flamurtari-Vllaznia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga