
Për herë të parë në histori Vallaznia bie nga kategoria. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka rënë një kategori më poshtë. Nga ana tjetër ekipi i të njëjtit qytet shpallet kampion. Universiteti “Luigj Gurakuqi” është shpallur kampion në kampionatin kombëtar të Universiteteve të organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitare.
Studentët e drejtuar nga trajneri-pedagog Ermal Milla, arritën të mposhtnin në finale ekipin e Universitetit “Barleti”.
Studentët shkodran arritën të dominonin ndeshjen duke merituar në këtë mënyrë trofeun.
Ky ishte një sukses që nuk kaloj pa u vënë re nga drejtuesit e lartë të Universitetit. Ka qenë vetë rekordmenja Suzana Golemi që u ka bërë një pritje të veçantë basketbollistëve në zyrën e saj.
Golemi përgëzoi ata për suksesin e arritur dhe në fund i falenderoi pasi kanë nderuar Universitetin.