Atmosfera pas fitimit të titullit kampion është tejet pozitive te klubi i Partizanit. Së fundmi, klubi i kuq ka treguar se si është surprizuar një nga tifozet më speciale të kryeqytetasve. Darla e vogël ka qenë prezente në “Arenën e Demave”, duke u mirëpritur nga zonja Demi.
Lajmi është bërë me dije nga klubi i Partizanit, që njofton se ajo është surprizuar nga bashkëshortja e presidentit Demi bashkë me vëllain e saj Kebion. Në lajmërimin e bërë në kanalet zyrtare të komunikimit thuhej:
“Partizani surprizon Darlën e vogël. Zonja Demi ka mirpritur sot në ambientet e stadiumit "Arena e Demave" tifozen speciale dhe vëllain e saj Kebion në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Jemi një familje. Gëzuar 1 Qershorin!”