
Merkato është larg, po te Barcelona po mendojnë për të. Një nga emrat më të përfolur për t'u larguar është Samuel Umtiti. Mbrojtësi francez nuk është në planet e Koeman, e synimi është sistemimi në ndonjë ekip tjetër. 27 vjeçari ka zhvilluar vetëm 6 paraqitje këtë sezon, çka nuk është e mjaftueshme për të vazhduar bashkëjetesën me katalanasit.
Nuk kanë munguar ofertat, ku mund të theksojmë ato nga Premier League. Gjithsesi, synimi është mbyllja e këtij sezoni, për t'u fokusuar më pas në merkato. Ky është një "halli" i vetëm te Barcelona, pasi edhe shumë lojtarë pritet të largohen.
Poll