Barcelona ka filluar të gjejë pak nga pak zgjidhje për situatën e saj. Largimi i rradhës është portieri Neto i cili transferohet tek anglezët e Bournemouth. Ekipi blaugrana nuk ka përfituar ndonjë shumë nga ky transferim i portierit, por nga ana tjetër duke parë situatën e krijuar në klub, shpenzimet e pagës së lojtarit tani do të përmirësojnë sado pak bilancet.
Portieri Neto u bashkua me Barcelonën në vitin 2019 duke ardhur nga rradhët e ekipit të Valencias për një shifër rreth 26 milionë euro. Neto ka një rekord për ndeshjet e zhvilluara në La Liga, në 79 ndeshje të zhvilluara ka pësuar 79 gola. Tashmë portieri brazilian do nisë aventurën e re në Angli me ekipin e Bournemouth.