Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona përgatit dosjen, në gjyq me ekipin madrilen

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona përgatit dosjen, në gjyq me ekipin madrilen

Barcelona po planifikon një dosje për të hedhur në gjyq ekipin e Atletico Madrid. Kërkesa e klubit katalanas është që madrilenët të paguajnë 40 milionë euro për transferimin e Griezmann. Francezi u ribashkua me Atleticon në huazim për 2 sezone dhe dy klubet janë në konflikt për klauzolën e blerjes.

Sipas kontratës së nënshkruar nga dy klubet, nëse Griezmann luan të paktën gjysmën e minutave në këto 2 sezone, klauzola prej 40 milionë do të bëhet e detyrueshmë. Barcelona pretendon se Griezmann e ka plotësuar kushtin ndërsa Atletico pretendon se lojtari duhet të luajë 45 minuta në 50% të ndeshjeve në dy sezone.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në çështjen Griezmann me Barcelonën që nuk ka ndërmend të rikthejë sulmuesin që ka një rrogë prej 20 milionë eurosh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga