
Barcelona arriti të merrte një barazim 2-2 në shtëpi përball Valencias. Edhe pse ishin në avantazh të dy golave Valencia nuk mundi të dilte me 3 pikë nga "Camp Noë" pasi ishte Leo Messi ai që i prishi festën. Argjentinasi shënoi dy gola për t'i dhënë një barazim skuadrës së tij duke shmangur humbjen.
Problemi te Barcelona nuk është rezultati, por dëmtimi i Messit i cili gjatë minutave të fundit ndjehu shqetësime në kofshën e majtë. Pas ndeshjes trajneri Valverde i cili foli mbi dëmtimin e tij duke alamuar jo pak tifozët katalanas. Duke parë që ndeshjet e Champion League dhe "El Clasico" janë afër mungesa e tij do të ndikonte jo pak në lojën e Barcelonës.
"Messi po vuan një shqetësim, por nuk e dimë ende sa problematik është. Do të na duhet të bëjmë teste mjekësore për të parë se në çfarë gjëndje është. Shpresojmë që të rikuperohet. Nuk e fajësoj që nuk e mori më lehtshëm, por tani duhet të vlerësojmë gjithçka. Nuk di saktësisht se çfarë ka. Të shohim se çfarë ka. Mendojmë se nuk është në gjëndje shumë të keqe. Po të më kishte kërkuar ta zëvendësoja, do ta kisha lënë pushim, por nuk më tha asgjë. Nëse është në rregull atëherë do të luajë, në të kundërt, dikush tjetër do të aktivizohet", deklaroi trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.