
Mendohej se do ishte një nga lojtarët e së ardhmes në Europë dhe një nga ata të cilët do shkëlqenin me kombëtaren e Anglisë. Por gjithçka ka ndryshuar në karrierën e Luke Shaw që pas transferimit të tij te Manchester United. Mbrojtësi i majtë ka vuajtur dëmtimet e shpeshta dhe po ashtu kritikat publike nga ana e trajneri Jose Mourinho dhe tashmë është shndërruar në një lojtar stoli te 'djajtë e kuq'.
Por duket se për 22 vjeçarin ka 'dritë në fund të tunelit'. Raportimet nga Anglia bëjnë me dije se ekipi i Barcelonës do bëjë lëvizje konkrete për të siguruar shërbimet e tij në merkaton e verës. Katalanasit janë të bindur te aftësitë e mëngjërashit dhe duan që të bëjnë të tyrin atë që në Manchester e konsiderojnë një 'dështim'.