
Barcelona ka nisur nga puna për të "blinduar", Messin. Sulmuesi mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit duke bërë që klauzola e tij prej 700 milionë euro të jetë e pavlefshme.
Klubi katalanas po punon për rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2023 dhe me një shumë marramëndës në sezon. Nga ajo që flitet në mediat spanjolle, Barcelona është gati të paguajë rreth 50 milionë euro neto në vit për argjentinasin.
Një pagë faranoike për 6 herë fituesin e "Topit të Artë", në mënyrë që Messi të mos largohet nga "Camp Nou". Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë zhvillime përsa I përketë kontratës së Messit, por nëse do të firmoset një kontratë e tillë, padyshim që ylli argjentinas do të bëhet lojtari më I paguar në botë.